LajmeRajon

Spiropali në DASH takim me Escobar dhe Robinson

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet prej ditësh në një vizitë zyrtare në SHBA, ka takuar sot dy nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit ; Të dërguarin për Ballkanin Gabruel Escobar, si dhe ndihmësekretarin e SASH për luftën ndaj Narkotikëve dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson.

Spiropali bën të ditur në faqen e saj në Facebook, se me Escobar ka biseduar për situatën në rajon, e në veçanti për Kosovën, ndërkohë që me Robinson, është folur për ndihmën që SHBA do të vijojë të japë në luftën ndaj narkotrafikut, si dhe korrupsionit.

Postimi për takimin me Escobar

Takim i shkëlqyer me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Biseduam gjerësisht për marrëdhëniet e veçanta mes dy vendeve tona, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, partneritetin e afërt në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit, mbështetjen e SHBA për integrimin e plotë të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor në BE, sulmet terroriste serbe në veri të Kosovës dhe nevojën për llogaridhënie nga Serbia, përmbylljen e dialogut të domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë për normalizim dhe njohje, si dhe thellimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.

Postimi për takimin me Robinson

Takim i shkëlqyer me Todd D. Robinson, Ndihmës Sekretar i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit.  

Vlerësova mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë të deritanishëm, angazhimin e përbashkët për forcimin e sundimit të ligjit dhe suksesin e reformës në drejtësi.

Ndamë vlerësimin për punën dhe rezultatet e institucioneve të reja të drejtësisë, në luftën kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e INL dhe të ndihmës Sekretarit Robinson personalisht, për angazhimet financiare dhe trajnimet në rritjen e kapaciteteve të policisë, hetuesve dhe prokurorëve, të SPAK dhe BKH, si dhe diskutuam për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. 

Show More

Related Articles

Back to top button