Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Stacioni Policor i lagjes Aerodrom është dislokuar përkohësisht në lagjen Lisiçe, respektivisht në rrugën “Dimitar Turimandjovski” nr. 1, informon PRESSonline.al.
Ky vendim u ndërmorr sepse në vendin e godinës së vjetër do të ndërtohet godina e re e komisariatit, në kuadër të projektit për ofrimin e kushteve më të mira të punës për punonjësit e policisë, por edhe për shërbime më efikase ndaj qytetarëve.
Në periudhën në vijim qytetarët do të marrin të gjitha shërbimet e nevojshme dhe për çdo gjë që u nevojitet mund t’u drejtohen punonjësve të policisë. / PRESSonline.al