LajmeMaqedoni

Stërvitje ushtarake me helikopterë ushtarak amerikanë në Krivollak

Stërvitja me helikopterë UH-60 (Black Hawk) të Ushtrisë Amerikane do të zhvillohet sot në poligonin ushtarak Krivollak, transmeton Portalb.mk.

Në këtë ngjarje u paralajmërua prania e ministres së Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe ambasadores së SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler.

Edhe në shtatorin e vitit të kaluar u zhvillua stërvitje e ngjashme e pjesëtarëve të ushtrisë në terrenin ushtarak Krivolak, ku përfshiheshin autoblinda të reja JLTV Oshkosh dhe helikopterë të ushtrisë.

Show More

Related Articles

Back to top button