LajmeMaqedoni

Studentët kërkojnë trajtim si të zyrtarëve, shprehen të revoltuar nga partitë

Studentët ngrenë zërin, kërkojnë rritje deri në 78% të shujtës studentore. Thonë se derisa presin zgjidhje ligjore për rritjen e shujtës për 20 denarë, deputetët shumë shpejt u pajtuan që të rrisin pagat e tyre dhe të zyrtarëve të tjerë.

“Unë do të rekomandoja që nëse tashmë po i rrisin pagat e tyre për 78 për qind, kanë tendenca dhe me atë shpejtësi që të reagojnë për nevojat e tyre, unë do të rekomandoja edhe neve studentëve që shujtën studentore të na e rrisin për 78 për qind, kjo do të ishte plus 93 denarë për shumën momentale, që nënkupton se 213 denarë për ditë. Mendoj se është ofertë e drejtë”, tha Jovan Janev, Student.

Ata madje akuzojnë partitë se për interesat e tyre merren vesh shumë shpejtë ndërsa politikat studentore dhe rinore aspak nuk janë prioritet për institucionet e shtetit.

“Për më shumë, fakt për këtë është që kur bisedohet për këto tema, të gjitha partitë politike zihen se kush do të marr më shumë pikë politike nga këto tema, ndërsa kur bisedohet për rritje të pagave të deputetëve dhe funksionarëve, të gjitha partitë politike pajtohen dhe ndryshimet bëhen brenda natës, ky është edhe një tjetër veprim që tregon se për të rinjtë nuk ka shumë shpresa në vend, pasi nuk janë aspak prioritet për institucionet e shtetit ”, deklaroi Blendi Hodai, Forumi për Ndryshim në Arsim.

Me propozim ndryshimet që janë në procedurë parlamentare, parashihet zgjidhje afatgjate për shujtat studentore përmes kartelave me të cilat do të pajisen studentët.

“Ajo që është risi në ligj, shkurtohen festat fetare, si ditë që studentët nuk do të mund të marrin shujtë studentore dhe mundësohet që kjo të zgjas më shumë ditë të muajit, që nënkupton se shuma që do të paguhet, do të jetë më e madhe në pajtueshmëri me numrin e ditëve të llogaritura të muajit”, deklaroi Monika Zajkova, Deputete.

Aktualisht studentët marrin nga 140 denarë në ditë. /Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button