Suedia ka nënshkruar të martën një kërkesë zyrtare për anëtarësim në NATO, një ditë pasi ka bërë të ditur se do të aplikojë në aleancën 30-anëtarëshe. Në Finlandën fqinje, ligjvënësit pritet të marrin të njëjtin vendim gjatë ditës. Finlanda ka bërë të ditur të dielën se synon t’i bashkohet aleancës, duke thënë se pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar situatën e sigurisë në Evropë. Ndonëse shumica e vendeve anëtare të NATO-s mirëpresin këto dy shtete në aleancë, Turqia mund të komplikojë këtë proces, pasi ka thënë se nuk mund t’i lejojë ato vende të bëhen anëtare sepse beson që kanë strehuar militantë kurdë. Që një vend të anëtarësohet në NATO, duhet të ekzistojë miratimi i 30 vendeve pjesëmarrëse. Ndërkohë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka zbutur qëndrimet ndaj planeve të Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. “Për aq kohë sa vazhdon zgjerimi, përfshirë anëtaret e reja, Finlandën dhe Suedinë, Rusia nuk ka probleme me këto shtete. Prandaj nuk ka kërcënim për Rusinë nga zgjerimi që përfshin këto shtete”, ka thënë Putin. Këto komente përbëjnë ndryshim të madh të retorikës së tij, pas disa viteve që Putin e ka konsideruar zgjerimin e NATO-s si kërcënim për sigurinë e Rusisë. Ai madje ka përdorur mundësinë e zgjerimit të aleancës si justifikim për pushtim të Ukrainës më 24 shkurt.
Read Next
Bota
23 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
Lajme
1 day ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
2 hours ago
Çerdhe falas për fëmijët e prindërve vetushqyes që jetojnë në territorin e komunës së Gostivarit
21 hours ago
ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
22 hours ago
Bislimi takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu – kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
22 hours ago
Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor
23 hours ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
23 hours ago
Pesë persona të vrarë në një shtëpi në afërsi të Seattle, mes tyre tre fëmijë – i dyshuari është një i mitur
23 hours ago
Shporta minimale për muajin tetor arrinë në 995 euro për një familje katër anëtarëshe
1 day ago
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
1 day ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
1 day ago