LajmeRajon

Sulme të tjera nga Serbia! / Osmani-Jemi të gatshëm për çdo skenar të Beogradit

“Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë”, ka qenë kjo deklarata e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, kur është pyetur nga gazetarët për sulme të mundshme nga shteti fqinj.

Osmani deklaroi se është në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë për mbrojten e shtetit të Kosovës.

“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë që t’i ndërmarrim te gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë, me rëndësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, deklaroi Osmani.

Në lidhje me takimin e dështuar me krerët e opozitës, presidentja sqaroi se nuk ka pasur anulim të takimit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Osmani tha se ka qenë një çështje protokollare per disa minuta, dhe se dera e Presidencës është gjithmonë e hapur.

Show More

Related Articles

Back to top button