LajmeRajon

Sulmohen fizikisht dy policë në Prishtinë

Tre të dyshuar kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në Prishtinë për shkak të shqiptimit të gjobës për zhurmën në lokal.

Policët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS/Rr. Dalmatët, Prishtinë 12.12.2022 – 23:45. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që kanë penguar në shqiptimin e gjobës për zhurmën në lokal dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtar policor në kryerje të detyrës zyrtare. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Show More

Related Articles

Back to top button