LajmeMaqedoni

Ta bëjmë bashkë ndryshimin te shqiptarët / Izet Mexhiti thirrje Aleancës për Shqiptarët t’i bashkohet Frontit Opozitar

Me ndryshimet në Kodin Penal, propozimin ligjin për amnisti dhe falje, pushteti po bëhet gati për të shkuar në opozitë dhe ta shpëtojë veten nga krimi. Kështu tha në emisionin “Politica” në televizionin Globi, kryetari i Lëvizjes Demokratike. Izet Mexhiti tha se fronti opozitar është gati për zgjedhje kurdo që ato të mbahen, ndërsa parashikimet e tij janë se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen bashkë me ato presidenciale nga marsi i vitit të ardhshëm. Shtoi se BDI – së tanimë i ka skaduar afati. Ai tha se historikisht shqiptarët kurrë nuk kanë pasur pushtet sa tani, por mendon se shumë pak është punuar për shqiptarët. 

“Mendoj se BDI – së i ka skaduar afati, kësaj udhëheqësie dhe dënimin do e marrin nga populli sepse nuk kanë më ofertë ndaj qytetarit, sidomos në këtë mandat katër vjeçar, pasi kjo nuk është më ajo BDI që e njofim, nuk është ajo BDI e fillimeve të viteve 2002 – 2006 e cila ka krijuar dhe ka praktikuar politika të mira. Te ky ekzekutiv shihet që çdo ditë u hapet nga një afër korruptive, ka skandale të përditshme në shëndetësi, arsim, ekonomi… Edhe pse historikisht shqiptarët asnjëherë më shumë pushtet nuk kanë pasur në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke filluar nga kryetari i Parlamentit, me subjektet e tjera politike shqiptare kanë edhe gjysmat e ministrave, fatkeqësisht kurrë më pak s’kanë punuar, kurrë nuk kanë sjellë politika që janë në interest ë qytetarit”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

Ai edhe një herë i bëri thirrje kret të ASH-së, Taravari që ta braktis qeverinë dhe t’i bashkangjitet fronit opozitar që bashkë ta bëjnë ndryshimin te shqiptarët.

 “E kam thënë edhe më herët dhe sot e shfrytëzojë rastin me që jam në Gostivar, t’i bëjë ftesë publike z. Taravari dhe ASH-së që ta braktisë qeverinë dhe t’i bashkohet opozitës shqiptare për ta sjellë ndryshimin në skenën politika shqiptare”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike.

I pyetur për anëtarin në KSHZ, Mexhiti tha se ai vend i takon opozitës shqiptare, por sipas tij, ai vend nuk u jepet pasi shumica dëshiron që të manipulojë zgjedhjet e ardhëshme parlamentare. Sa u takon ndryshimeve kushtetuese, Mexhiti fajin për mos-pasjen e numrave të nevojshëm për ndryshim të Kushtetutës e hedh te shumica. Opozita shqiptare, tha ai, të njejtat nuk do ti votojë nëse termi 20 për qind nuk zëvendësohet me shqiptarët në Kushtetutë. Ndryshe, marsin si muaj për zgjedhje të dyfishta e kërkon edhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Mickoski. Por, ndryshe nga parashikimet e Mexhitit dhe Mickoskit, kryeparlamentari Xhaferi, në një dalje të fundit televizive tha se nëse zgjedhjet parlamentare mbahen para kohe, sipas parashikimeve ligjore, ata mund të mbahen me 5 Maj të vitit tjetër së bashku me ato presidenciale./TvGlobi/

Show More

Related Articles

Back to top button