LajmeRajon

Takim i ri i komisionit për çështje historike

Në Sofje sot dhe nesër duhet të mbahet takimi i 22-të i Komisionit të Përbashkët Ekspert Multidisiplinar për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Takimi i fundit të komisionit ishte më 17 dhe 18 nëntor, gjithashtu në Sofje. Tema kryesore ishte roli dhe vendi i kryepeshkopatës së Ohrit dhe mënyra se si ajo paraqitet në tekstet shkollore për klasën e VII në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëkryetari nga pjesa maqedonase e Komisionit, Dragi Gjorgiev, atëherë deklaroi se në takim ka pasur një atmosferë pozitive dhe konstruktive, megjithatë nuk është arritur marrëveshje për shkak të keqkuptimeve rreth burimeve dhe interpretimit të ndryshëm të së kaluarës.

Takimi i sotëm i komisionit të përzier po mbahet në një atmosferë të tensioneve në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes, të cilat kulmuan më 4 shkurt.

Gjorgievi javën e kaluar vlerësoi se ngjarjet e fundit në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ndikojnë edhe edhe në punën e saj. Thotë se ka një tendencë që marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes në periudha të caktuara në mënyrë ciklike të sulmohen me qëllim që të prishet një vazhdimësi e shkurtër të një periudhe paqësore.

Sipas tij, sikur ka një tendencë për prishjen e vazhdimësisë së periudhave paqësore në marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në lidhje me atë se a është e mundur të arrihet një zgjidhje për Goce Dellçevin dhe për çështje të tjera kontestuese, ai konsideron se në kushtet aktuale të marrëdhënieve të ftohta, me tension shumë të lartë, është shumë vësjtirë komisioni të punojë me qetësi.

Megjithatë, Gjorgievi thekson edhe për atë që historianët maqedonas dhe bullgarë, ndërsa ky është rekomandimi për kremtinin e përbashkët midis të dyja shteteve për Kirilin dhe Metodin, Klimentin e Ohrit, Naumin e Ohrit dhe për Car Samuelin. Lidhur me rekomandimet për tekstet shkollore, të miratuara me rekomandime për klasën e pestë në sistemin arsimor bullgar dhe për klasën e gjashtë në sistemin arsimor të Maqedonisë së Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button