LajmeMaqedoni

Takime me FMN: Banka Popullore zbaton një politikë monetare përkatëse

 Politikat të cilat i udhëheq Banka Popullore janë përgjigje përkatëse ndaj sfidave aktuale. Situata globale është komplekse për shkak të shqetësimeve financiare, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe fragmentimit gjeo-ekonomik. Nga atje, bankat qendrore duhet të qëndrojnë konsistente ndaj politikës monetare të shtrënguar antiinflacioniste, por edhe   me vigjilencë të ndjekin  ngjarjet në sektorin financiar dhe nëse është e nevojshme t’i përdorin instrumentet përkatëse. 

 Këto janë konkluzionet kryesore të takimeve që i realizuan guvernatorja e  Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatori, Fadil Bajrami, me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, SHBA.

 Siç informojnë sot nga Banka Popullore, delegacioni është takuar me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li, si dhe me drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Pol Hilbers dhe drejtorin ekzekutiv alternativ, Luk Drese, si dhe me shefin e misionit të FMN-së, Zhak Minian.

 Në takimin me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-së, Bo Li, siç thuhet në kumtesën e Bankës Popullore, është biseduar edhe për realizimin e linjës kreditore për kujdes (PLL), e cila i është ndarë vendit tonë vitin e kaluar.

“Bëfet fjalë për një instrument që siguron likuiditet për tejkalimin e goditjeve dhe sfidave të caktuara gjatë episodeve të krizës dhe u jdahet vendeve që kanë baza të shëndosha ekonomike dhe praktikojnë politika të shëndosha makroekonomike. Në këtë kontekst, në bisedat me përfaqësuesit e FMN-së, u konstatua se politika monetare po zhvillohet dhe duhet të vazhdojë të zhvillohet në mënyrë të kujdesshme, duke pasur parasysh pasigurinë ende të pranishme globale. Sipas projeksioneve të fundit të Fondit për ekonominë tonë, rritja e inflacionit këtë vit do të ngadalësohet, ndlrsa do të vazhdojë të ngadalësohet edhe vitin e ardhshëm, ndërkohë në afat të mesëm do të arrihej objektivi i inflacionit prej 2 për qind”, theksohet në kumtesë.   

Në këtë rast, guvernatorja Angellovska-Bezhoska theksoi se banka jonë qendrore me vigjilencë po i përcjell zhvillimet dhe po ndërmerr hapa vendimtarë për t’u përballur me presionet inflacioniste dhe për të arritur qëllimin kryesor – sigurimin e stabilitetit afatmesëm të çmimeve.

Ajo i theksoi masat dhe politikat e ndërmarra nga ana e Bankës Popullore, dhe tregoi se kursi i politikës monetare filloi të ndryshojë në fund të vitit 2021, përmes ndërhyrjeve në tregun valutor. Pastaj, siç theksoi Angellovska-Bezhoska, u vazhdua me ndërhyrje    përmes rritjes së normës së interesit, disa ndryshimeve të instrumentit të rezervës së detyrueshme, me qëllim të rritjes së kursimeve në denarë, si dhe vendosjes së masave sistematike, si shtresa mbrojtëse anticiklike të kapitalit. Në të njëjtën kohë, theksi u vu në stabilitetin e sektorit bankar, i cili është në gjendje solide dhe mund ta mbështesë ekonominë vendase, ndërsa në këtë rast ka kapacitet që të përballet me goditjet e mundshme të mëdha.

Delegacioni i Bankës Popullore ka zhvilluar takim pune edhe me Departamentin për Politikë Monetare dhe Tregje të Kapitalit. Në kët rast, u konstatua se FMN-ja edhe në periudhën e ardhshme do ta mbështesë Bankën Popullore përmes shkëmbimit të përvojave për përmirësim të mëtejshëm të kornizës operacionale të politikës monetare dhe mekanizmave për pjesëmarrjen e Bankës Popullore në tregun valutor. 

Show More

Related Articles

Back to top button