LajmeMaqedoni

Takimi Kovaçevski-Bojll, RMV-ja mbetet aleat i dëshmuar i ShBA-ve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij të punës në Uashington, pati një takim me kongresmenin, Brendan Bojll nga Pensilvania.

Në takim, kryeministri përshëndeti fokusin e fortë të ShBA-ve në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shprehu besimin se me përpjekje të ndërsjella mund të krijohet një mjedis i këndshëm për investime dhe hapje të vendeve të punës në rajon, veçanërisht për të rinjtë, duke ofruar mundësi për rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, transparente, nivele më të larta të tregtisë dhe investimeve të drejtpërdrejta.

Kongresmeni Bojll theksoi mbështetjen e plotë për hapat e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues, si dhe për përpjekjet për zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Show More

Related Articles

Back to top button