LajmeMaqedoni

Taravari: Ka mundësi që Lëvizja Besa, BDI dhe Aleanca të shkojnë bashkë në zgjedhje

I pari i ASh duke folur për zgjedhjet parlamentare , në TV21, ka shprehur qëndrimin se kjo parti është e gatshme që të shkojë me një listë me partitë shqiptare, duke përmendur BDI-në dhe “Besën”.

“Në parti nuk e kemi diskutuar këtë.
A do të shkonit me BDI-në?
Shikoni, nuk e kemi diskutuar. Mund të ndodh… Shikoni, partitë shqiptare të gjitha janë pro-evropiane, si “Besa”, si “BDI”…
A mund të hyni me një bllok?
Një mundësi është që të gjitha partitë të shkojnë bashkë. Flas për “Besën”, BDI-në dhe Aleancën”, potencoi Taravari.

LSDM është më mirë të shkojë e vetme në zgjedhje, pa parti shqiptare

Një koalicion i LSDM-së me parti shqiptare, nën frymën evropiane do ta dëmtonte partinë në pushtet. Kështu vlerësoi lideri i ASH-së.

Sipas tij, këtë koalicion do ta shfrytëzonte partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-ja duke zhvilluar fushatë të ndarë për votuesit maqedonasë dhe shqiptarë.

“Me LSDM-në nuk them se nuk e kemi diskutuar. E kemi diskutuar, megjithatë mendoj se LSDM-ja është më mirë të shkojë e vetme. Këtë e kemi biseduar edhe me kryeministrin Kovaçevski. Nëse do të ishte një koalicion evropian, mendoj se kjo do ta dëmtonte LSDM-në dhe një argument plus që VMRO-ja të zhvillojë fushatë për votuesit shqiptarë dhe maqedonas”, shtoi Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button