LajmeMaqedoni

Taravari kërkon nga diplomacia botërore dënim të ashpër për Serbinë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka reaguar përsëri përmes fejsbukut për ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në Veri të Kosovës, ku një grup i armatosur serb i mori jetën policit Afrim Bunjaku dhe la të plagosur një tjetër polic.

Taravari shpreh ngushëllimet e tij për familjen Bunjaku, ndërkohë kërkon nga diplomacia botërore denim sa më të ashpër ndaj Serbisë.

“Në këtë ditë të rëndë për Kosovën dhe të gjithë paqen në botë, shpreh ngushëllimet e mia për familjen Bunjaku!

Sot është çuar për në banesēn e fundit rreshteri hero Afrim Bunjaku, i cili dha jetën për vendin e tij…

Rënia e tij për atdhè ka çuar miliona të tjerë në këmbë, ndaj diplomacia botërore duhet të kuptojë se ka ardhur ora të dënohet Serbia dhe ashpër!” shkruan Taravari në fejsbuk, përcjell TvGlobi.

Show More

Related Articles

Back to top button