GostivarLajme

Taravari – Ludva: Situatë e komplikuar para ndyshimeve kushtetuese

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka pritur në takim Jaroslav Ludva – ambasador i Republikës së Çekisë në Shkup. Gjatë takimit ata biseduan mbi tema që përfshijnë pushtetin lokal, bashkëpunimin midis dy vendeve dhe ndryshimet kushtetuese. Taravari tha se pas Kongesit të partisë që ai drejton, ASH-së, nuk kanë pasur takim me z. Ludva nga i cili pret mbështetje edhe në periudhën e ardhshme drejtë rrugëtimit të vendit për në BE.

“Me ambasadorin kemi pasur takime të rregullta, por këto tre-katër muaj nga Kongesi nuk jemi takuar. Sot arsye e mirë për tu takuar dhe për të biseduar për temat aktuale në komunën e Gostivarit por edhe në përgjithësi për RMV-në para fillimit të ndryshimeve kushtetuese. Republika e Çekisë ka qenë një prej përkrahësve kryesorë të RMV-së në rrugëtimin drejt BE-së dhe besoj që ky suport do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

Ambasadorin Ludva theksoi se i pëlqen Gostivari dhe me Taravarin ka gjithmonë tema të rëndësishme për të diskutuar.

“Jam prap në Gostivar dhe unë këtu ndihem gjithmonë mirë sepse është një qytet që zhvillohet. Jemi takuar disa herë me kryetarin dhe gjithmonë kemi debat të rëndësishëm dhe edhe këtë herë takohemi për tema të rëndësishme sikurse ndryshimet kushtetuese, situatën politike por edhe politikën komunale”, deklaroi ambasadorin çek në Shkup, Jarosllav Ludva.

Periudhë dhe situatë e komplikuar po mbretëron në vend para ndryshimeve kushtetuese sipas Taravarit dhe ambasadorit Ludva. Që të dy kanë shpesë se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin, por kur nuk dinë ta thonë.

“Është pyetje për një milionë dollarë, pasi nuk e dimë sigurt por do ta shohim. Gjithnjë shpresojmë se do të ndodhin dhe do të mundohemi dhe do të japim kontributin tonë që të ndodhin. Por kjo nuk varet vetëm prej ASH-së pasi janë shumë faktorë. Është periudhë shumë e komplikuar prandaj shpresoj dhe uroj që të ndodhin pasi Maqedonia nuk ka alternativë tjetër dhe besoj se rrugë e vetme e Maqedonisë është fillimi i negociatave dhe besoj se asnjë faktorë politik, parti politike nuk kanë rrugëdalje tjetër, këtu i mendojë edhe ato maqedonase, pasi nuk na tregojnë, së paku deri tash, cila do ishte zgjidhja nëse nuk i fillojmë negociatat. Nuk do doja Maqedonia sërish të hynë në ndonjë rreth vicioz dhe të presim edhe dhjetë vitet e ardhshme për ndryshime të marrëveshjeve të cilat gjithmonë janë më të këqija se marrëveshjet paraprake”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i komunës së Gostivarit.

“Është shumë e vështirë të them sepse situata është komplikuar, por gjithmonë ka një dalje, unë kam shpresë”, deklaroi ambasadorin çek në Shkup, Jarosllav Ludva.

Palët gjatë takimit kanë biseduar edhe mbi sundimin e ligjit dhe korrupsionin në vendin tonë.

Show More

Related Articles

Back to top button