GostivarLajme

Taravari priti në takim një delegacion nga Muftinia e Gostivarit

Sot, 06.12.2022, Muftiu i Muftinisë së Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli, u prit në hapësirat e Komunës së Gostivarit nga kryetari i kësaj komune z. Arben Taravari.

Në takim, Muftiu, i shoqëruar nga referentët e Muftinisë H. Telat ef. Sadiku dhe Mallzim ef. Zendeli, biseduan me Kryetarin Taravari dhe Kryetarin e Këshillit të Komunës z. Valbon Limani rreth projekteve të shumta që Muftinia ka realizuar vitin që lëmë pas dhe për projektet dhe planet e Muftinisë që pritet të vijnë në jetë vitin që presim.

Në ndërkohë, Kryetari Taravari, pasi shprehu kënaqësinë për takimin dhe uroi Muftiun për projektet e realizuara ofroi mbështetjen e tij për projektet e ardhshme të Muftinisë në të mirë të Gostivarit dhe komunitetit të tij musliman dhe qytetarëve në përgjithësi.

Muftiu, nga ana e tij, falënderoi Kryetarin për përkrahjen e deritanishme dhe i uroi suksese të mëtutjeshme në detyrë.

Show More

Related Articles

Back to top button