GostivarLajme

Taravari priti në takim përfaqësuesit e Këshillit organizativ të Festivalit Ndërkombëtar Folklorik “Rudina Fest”

Sot Këshilli organizativ i FNF “RUDINA FEST 2023” u prit në takim zyrtar nga ana e Kryetarit të komunës së Gostivarit z. Arben Taravari.

Në takim u diskutua rrjedha e organizimit si dhe realizimi i edicionit të III-të të festivalit, ku nuk munguan falenderimet dhe komplimentet nga ana e Kryetarit të komunës drejtuar organizatorëve.

Në fund u ndanë disa suvenire e dhurata modeste simbolike, si dhe njëzëri u vendos që edicioni i rradhës të organizohet në mënyrë më madhështore.

Show More

Related Articles

Back to top button