LajmeMaqedoni

Taravari takon ambasadorin holandez Dirk-Jan Kop

Në vazhdën e takimeve me partnerët tanë strategjikë, pata nderin të mirëpres sot në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Ambasadorin holandez, Sh.T. Z. Dirk-Jan Kop.

Falënderova Ambasadorin Kop për përkrahjen e vazhdueshme të Holandës për hapjen e negociatave për anëtarësimin e RMV në Bashkimin Evropian si dhe për kontributin e tij personal në fushat kryesore ku vendi ynë ka ngecje të theksuara: shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut dhe mediat e lira si dhe zhvillimin ekonomik.

Theksova se përkrahja holandeze është edhe më e nevojshme gjatë kësaj faze ku kemi hapur skriningun bilateral me BE-në, proces gjatë së cilit do të kërkohen reforma edhe më të thella, por mbi të gjitha zbatim konkret i tyre për të përafruar vendin me standardet e BE-së në shtetin e së drejtës dhe luftimin e korrupsionit.

Faleminderit Ambasador Kop për zërin tuaj kritik, por dashamir ndaj vendit tonë dhe mirëqenies së qytetarëve tonë!

Show More

Related Articles

Back to top button