LajmeMaqedoni

Taravari urim të veçantë për ditën ndërkombëtare të Romëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB për nderë të ditë ndërkombëtare të Romëve ka uruar komunitetin Rom, duke shtuar se “Të drejtat e tyre shpesh herë vihen në rrezik nga dominimi i shumicës, e cila si çdo dominim i udhëhequr nga paragjykimet është e padrejtë.”, shkruan Top24

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Romëve, kam një urim të veçantë për këta njerëz të mrekullueshëm që dinë t’a shijojnë jetën kaq shumë!

Të drejtat e tyre shpesh herë vihen në rrezik nga dominimi i shumicës, e cila si çdo dominim i udhëhequr nga paragjykimet është e padrejtë.

Apeloj që margjinalizimi i tyre të marrë fund dhe të investohet në maksimum në të drejtat e këtyre njerëzëve të mirë!” shkruan Taravari

Show More

Related Articles

Back to top button