LajmeMaqedoni

“Target – Fortesa”, shtyhet fillimi i ri i gjykimit për të martën

U anulua seanca e parë gjyqësore për përgjimet masive për rastin “Target – Fortesa”,  e cila ndodhet në procedurën e përsëritur gjyqësore, për shkak se Gjykata Themelore lëshoi vetëm ftesë për të ardhur, por jo edhe urdhrin për të shoqëruar të akuzuarin, Toni Jakimovskin nga paraburgimi shtëpiak në Ohër deri në gjykatë. 

Seanca gjyqësore vazhdon të martën me fjalët hyrëse dhe përsëri do të dëshmojnë Zvonko Kostovski dhe Gjorgji Llazarevski, të cilët zbuluan përgjimet masive jo legale të organizuara në DSK nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska. 

Më 16 dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin e shkallës së parë më të cilin Sasho Mijallkov u dënua me 12 vjet burgim, me arsyetimin se vendimi paraprak gjyqësor ka qenë i paqartë, i pakuptueshëm dhe i papërshtatshëm, që sipas gjyqtarëve të apelit ka pas nevojë për shqyrtim  dhe rigjykim të mëtejshëm shtesë. 

Show More

Related Articles

Back to top button