BotaLajme

Të dielën nis Kongresi i Partisë Komuniste Kineze, linja e re politike

Këtë fundjavë elita politike kineze do të mblidhet për të përcaktuar linjën politike për pesë vitet e ardhshme. Interesi është ndërkombëtar, duke parë linjën ekonomike të socializmit me fytyrë kineze, dhe politika që do të ndjekin ndaj Tajvanit.

Këtë të dielë nis Kongresi i XX i Partisë Komuniste Kineze ku, sipas shumë analistëve, pritet të ketë ndryshime në aparatin qëndror udhëheqës kinez.

Lideri kinez Shi Xhin Ping do të mbledhë afër vetes edhe më shumë njerëz besnikë, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Ndërsa ka një luftë tregtare të hapur me amerikanët, linja e politikës kineze ka zgjuar interesin e shumë shteteve anekënd botës.

Tajvani është një nyje e rëndësishme në tregtinë ndërkombëtare dhe ka sjellë përplasje mes Kinës dhe amerikanëve, ndërsa situata në gadishull është tensionuar edhe prej testeve nukleare të Koresë së Veriut.

Lideri Shi Xhin Ping pritet të marrë një mandate të tretë pesëvjeçar në krye të Partisë Komuniste Kineze.

Rreth 2,300 delegatë do të mblidhen për rreth një javë, ku, afërsisht 200 prej tyre do të zgjidhen për t’iu bashkuar Komitetit Qendror të partisë, plus rreth 170 anëtarë zëvendësues. Komiteti Qendror do të zgjedhë 25 persona në Byronë Politike të partisë. Dhe Byroja Politike do të emërojë anëtarët e Komisionit të Përhershëm të Byrosë Politike. Këta janë elita më e lartë udhëheqëse kineze. Aktualisht, ata janë të gjithë burra.

Kinezët po avancojnë “Mendimin e liderit Xi Jinping”, që është marka e socializmit kinez, një filozofi me nota nacionaliste dhe skeptike ndaj biznesit privat.

Show More

Related Articles

Back to top button