LajmeRajon

Të hënën takohen Bislimi dhe Petkoviq në Bruksel

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të hënën e 15 majit do të takohen në Bruksel, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

Pas takimit gati dy orësh që pati sot me Kurtin, Lajçak tha se të njëjtat gjera do i diskutojë nesër me Vuçiqin në Beograd, ndërsa të henen do takohen me të në Bruksel, kryenegociatorët e dy vendeve, gjegjësisht, Bislimi dhe Petkoviq, shkruan Arbresh.info.

“Është shumë me rëndësi që ne ta kemi një kuptim të qartë për hapët e mëtutjeshëm. Ne kemi pasur një diskutim shumë të rëndësishëm dhe do ta kemi të njëjtin diskutim nesër në Beograd dhe të hënën në Bruksel, ku do të ftoj kryenegociatorët e dy vendeve”

“Ne e kemi marrëveshjen, e kemi aneksin dhe tani është shumë me rëndësi që ta kemi të qartë për hapin 1, 2 dhe 3”, tha Lajçak para gazetarëve.

Ai bëri të ditur se sonte në mbrëmje do ta vizitojë edhe veriun e vendit dhe shpreson që të ketë një zgjidhje politike për zbatim të marrëveshjes së arritur.

“Këtë mbrëmje do të shkoj në veri, dua që të kuptoj situatën dhe shpresoj që do të ketë një zgjidhje politike që do të na mundësojë ta zbatojmë plotësisht marrëveshjen”.

Ndërmjetësi evropian theksoi se BE dëshiron normalizim të marrëdhënieve dhe jo konfrontim të palëve.

“Ne mund të kemi normalizim ose konfrontim dhe ne definitivisht duam të fokusohemi në normalizim. Konflikti nuk është në interesin e askujt”, tha ai./Arbresh.info

Show More

Related Articles

Back to top button