LajmeMaqedoni

Të premten mbledhje kuvendore për ndryshimet kushtetuese, cila është procedura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Të premten në Kuvend duhet të fillojë mbledhja plenare për ndryshimet kushtetuese. Procedura tashmë ka filluar me atë që më 25 korrik, Komisioni për ndryshime kushtetuese e votoi nevojën për miratim të ndryshimeve kushtetuese dhe konkludimeve të cilat ia kaloi Kuvendit.

Intervenimet në Kushtetutë kanë të bëjnë me shtimin e pjesëve të popujve në Preambulë dhe nenet 49 dhe 78 nga Kushtetuta, gjatë numërimit të disa popujve në shtet. Në formulimin: “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, populli maqedonas, një pjesë e popullit shqiptar, populli turk, populli vlleh, populli serb, populli rom, boshnjak dhe të tjerët”, pas fjalës populli boshnjak vihet presje dhe shtohet: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebraik dhe populli egjiptian.

Në pajtim me atë, është bërë ndryshim edhe në Komitetin për marrëdhënie mes bashkësive për ruajtjen e paritetit të përfaqësuesve në Parlament të të gjitha bashkësive të konstatuara kështu në Preambulën e Kushtetutës.

Më 18 gusht, Kuvendi fillimisht duhet ta votojë rendin e ditës me pikën e vetme – Propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çka nevojiten 61 vota. Më pas qasja do të jetë drejt debatit rreth propozimit.

Siç qëndron në nenin 196 paragrafi 1 nga Rregullorja, për propozimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës, në mbledhjen e Kuvendit zhvillohet debat në tërësi i cili mund të zgjasë më së shumti dhjetë ditë pune.

Deputeti gjatë debatit mund të flasë disa herë në kohëzgjatje prej gjithsej 20 minutave, ndërsa koordinuesi i grupit të deputetëve gjithsej 30 minuta. Përfaqësuesi i propozuesit në debat mund të flasë disa herë, por jo më shumë se 30 minuta gjithsej.

Vendimin për qasje drejt ndryshimit të Kushtetutës, Kuvendi e sjell me shumicë prej dy të tretave nga numri i përgjithshëm i deputetëve, përkatësisht me 80 vota. Nëse nuk e ka shumicën e nevojshme, procedura nuk mund të vazhdojë.

Nëse me shumicë prej dy të tretave, miratohet nevoja për miratim të ndryshimeve kushtetuese, Kuvendi miraton konkludim dhe materialin ia dërgon Qeverisë. Kuvendi, me konkludimin cakton afat në të cilin parashtruesi, përkaëtsisht Qeveria, përgatitë tekst të projekt amandamenteve të Kushtetutës, të cilin ia parashtron kryetarit të Kuvendit, pas çka Kuvendi në procedurë identike në kuptimin e afateve do të diskutojë rreth tyre, sqaron shërbimi kuvendor për shtyp.

Ajo tashmë është faza e dytë e procedurës për ndryshim të Kushtetutës që përfshin përgatitje dhe konstatim të projekt-amandamenteve.

Afatet e rregullores parashohin se nga momenti i parashtrimit të projekt-amandamenteve në Kuvend, deri në mbajtjen e mbledhjes plenare për miratimin e tyre, duhet të kalojnë së paku 30 ditë. Në këtë fazë, debati për secilin projekt-amandament individualisht mund të zgjasë më së shumti nga tre ditë edhe në Komision edhe në mbledhjen plenare, por sërish – sepse secili deputet mund të flasë gjithsej jo më shumë se 10 minuta, kjo fazë teorikisht mund të përfundojë më shpejtë se afatet e lejuara maksimale.

Pasi që Parlamenti, me së paku 61 vota do t’i konstatojë projekt-amandamentet, ato shkojnë në diskutim publik, që është fazë e ndërmjetme para etapës së tretë përfundimtare e procedurës për ndryshim të Kushtetutës. Pas diskutimit publik, kohëzgjatjen e të cilit e konfirmon Kuvendi gjatë miratimit të projekt-amandamenteve, Qeveria do të duhet t’i përgatisë propozim-amandamentet. Dhe sërish, prej momentit të parashtrimit të projekt-amandamenteve në Kuvend deri në mbajtjen e mbledhjes plenare për miratimin e tyre duhet të kalojnë së paku 30 ditë.

Rregullorja parasheh afate të sakta për debat në Komisionin ligjvënës-juridik për çështje kushtetuese, si dhe në mbledhje plenare.

Vendimi përfundimtar për miratim të amandamenteve sillet me së paku 80 vota, ndërsa për amandamentin e Preambulës, përveç shumicës prej dy të tretave, nevojitet edhe shumica e Badinterit.

Nëse procedura zhvillohet sipas afateve më të shkurta të mundshme, për finalizim të tre fazave dp të nevojiten së paku tre muaj e gjysmë.

Show More

Related Articles

Back to top button