LajmeRajon

Të premten protestë para Gjykatës, kërkohet drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për vrasësit e saj

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se më 4 gusht (e premte) para Gjykatës Themelore në Ferizaj do të protestojnë për të kërkuar drejtësi për Marigona Osmanin dhe ndëshkim maksimal për vrasësit e saj.

Protesta do të nis që nga ora 10:30.

“Për të gjithë qytetarët e qytetaret nga Prishtina që dëshirojnë të bashkëngjiten në protestë, nisja nga Prishtina bëhet në mënyrë të organizuar në orën 9:30 nga pompa e benzinës te rrethi i flamurit. Për t’u bashkangjitur, mund të shkruani mesazh në faqen në Facebook të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist”, thuhet në njoftimin për media, përcjell Arbresh.info

Kujtojmë se të premten do të shpallet aktgjykimi përfundimtar për vrasjen e Marigona Osmanit.

Në njoftimin e kësaj Gjykate thuhet se seanca nis që nga ora 11:00, dhe është e hapur për publikun.

Show More

Related Articles

Back to top button