LajmeRajon

Të shtëna me armë në Dibër

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, por sërish në vend duket se nuk ka qetësi.

Dibra është tronditur mbrëmjen e djeshme, pasi janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Kllobçishtë.

Mësohet se gjatë mesnatës një makinë me targa italiane ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Por në ikje e sipër ka dalë nga rruga, megjithatë është larguar nga zona me sukses. Deri më tani nuk dihen detaje të tjera, apo nëse ka persona të plagosur.

Por raportohet se më herët, në Maqellarë ka pasur debat mes palëve politike. Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë asnjë detaj lidhur me ngjarjen në fjalë, por raportohet se ndodhet në terren dhe ka nisur hetimet.

Show More

Related Articles

Back to top button