LajmeMaqedoni

Të shtëna me armë në pikëpagesën e Zhelinës: Plagosen dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në pikëpagesën rrugore në autostradën Tetovë – Shkup, në afërsi të Zhelinës. Një 40 vjeçar ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve, 32 dhe 34 vjeçar.

“Më datë 04.03.2023, në SPB Tetovë është raportuar se në ora 11:19 në stacionin e pagesave të Zhelinës, J.A (40) nga Tetova, pas një debati të mëparshëm ka shtënë me armë zjarri në drejtim të A.K (34) dhe vëllait të tij A.K (32), gjatë së cilës të dy kanë pësuar lëndime”, thonë nga policia.

Të dy vëllezërit janë transportuar në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.

Prokurori publik dhe zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Show More

Related Articles

Back to top button