LajmeMaqedoni

Të shtunën Kuvendi themelues i partisë së Arjanit Hoxha

Kuvendi Themelues i Partisë Demokratike Evropiane (PDE) të Arjanit Hoxhës do të mbahet të shtunëm (12.08.2023) me fillim prej ora 12:30 në ”DoubleTree by Hilton”, në Shkup, njofton Flaka

Po cili do të jetë identitet politik i këtij subjekti politik?

Hoxha ka njoftuar që është ndërtuar mbi 7 shtylla, edhe atë familje tradicionale, mirëqenie shoqërore, zhvillim ekonomik, digjitalizim, ruajtja e vlerave autoktone kulturore, arsim cilësor si dhe lufta pakompromis me krimin dhe korrupcionin.

“Jemi në fazë të themelimit dhe gjithë fokusi jonë është në rrumbullakësimin e këtij procesi. Faza tjetër është fokusi për të kontribuar në ndryshimet kushtetuese dhe varësisht nga epilogu i ndryshimeve kushtetuese do shpalosim edhe konceptin tonë se si e shohim të ardhmen politike”, deklaroi Hoxha. Flaka Media

Show More

Related Articles

Back to top button