GostivarLajme

Të shtunën mbahet edicioni i pestë i festivalit për fëmijë “Gostivar Junior Fest”

Shoqata kulturore artistike “Sonata” – Gostivar, organzon edicionin e V-të të festivalit të vetëm për fëmijë në Gostivar “Gostivar Junior Fest”. Ky edicion vjen të shtunën e kësaj jave (15.10.2022) me fillim në ora 16.00. Sikurse viteve të kaluara, edhe sivjet festivali do të mbahet te Pallati për Kulturë në Gostivar.

Këngët pjesëmarrëse të gjitha do të jenë të përshtatshme për fëmijë dhe për të gjithë pjesëmarrësit do të ndahen çmime.

Ndryshe, disa nga fëmijët pjesmarrës në edicionet e kaluara të këtij festivali kanë filluar karrierën e tyre profesionale. Drejtoresha e festivalit – njëherit këngëtarja Betime Jakupi tha se “Gostivar Junior Fest” si festival po shndërrohet në tradicional.

“Suprizat do të jenë të shumta së bashku me artistët e vegjël pjesëmarrës, prandaj i madh e i vogël të shtunën duhet të jenë te Pallati për Kulturë”, tha shkurt për televizionin Globi, drejtoresha Jakupi.

Show More

Related Articles

Back to top button