Në Shqipëri ka pasur momente tensioni në dyert e SPAK-ut. Mbështetësit e Sali Berishës, të cilët u mblodhën para godinës së Prokurorisë së Posaçme teksa kryetari i PD-së po shkonte për t’u njohur zyrtarisht me akuzën që rëndon ndaj tij, janë konfrontuar me efektivët e policisë. Disa persona u shoqëruan nga policia. Të pranishëm në protestën e paralajmëruar ishin edhe deputetë dhe funksionarë të lartë të Partisë Demokratike. Pasi mbërriti në SPAK, Berisha deklaroi se arrestimi i tij ishte bërë me urdhër politik dhe se akuza nuk kishte asnjë fakt kundër tij. Më 21 tetor të vitit të kaluar, ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij u dhanë masa sigurie, pasi dyshoheshin për “korrupsion” gjatë privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”. /Alsat.mk
Read Next
23 hours ago
Produktet nga shporta e Vitit të Ri janë liruar për 10 për qind
23 hours ago
Ta ngremë zërin kundër shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni
24 hours ago
Tekniku Italian gati të zëvëndësojë Fonsekën në pankinën e Milanit
24 hours ago
“Ish krerët e UÇK po mbahen peng në Hagë”/ Rama nga Prishtina: Procesi është i parregullt
24 hours ago
Taravari pas ankesave të mjekëve në “Kozle”: Nuk na duhet emocione, do të vendosim në bazë pragmatike
1 day ago
Nga 1 janari në Maqedoni rregulla të reja për regjistrimin e automjeteve
1 day ago
VLEN: Ndaluam Ligjin për arsimin të mesëm, jemi garancë për interesat e shqiptarëve
1 day ago
Kurti: Ne besojmë që Shqipërinë e kemi në krahë, për të kaluar pengesat për anëtarësim në NATO
1 day ago
Zelensky ndalon transitin e gazit rus përmes Ukrainës
1 day ago