LajmeRajon

Tentuan të kalonin drejt Italisë 16 të mitur nga Kosova, arrestohen 10 persona në Durrës

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka arrestuar 10 persona të cilët tentuan të kalonin drejt Italisë 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit të shumave nga 3000 deri në 4000 euro për secilin, duke u kamufluar si pjesë e një ekipi sportiv.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara në PKK Durrës, në kuadër të planit të masave për festat e fundvitit, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ekipi”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale”

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 10 shtetas, të gjithë banues ne Kosovë.

“B. B., 48 vjeç, D. Sh., 32 vjeç, D. G., 36 vjeç, F. B., 21 vjeç, F. Gj., 54 vjeç, A. D., 21 vjeçe, Q. K., 20 vjeçe, E. D., 21 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe B. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Show More

Related Articles

Back to top button