BotaLajme

Tërmeti 6.2 i shkallës Rihter godet Tajvanin

Një tërmet me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter ka goditur brigjet lindore të Tajvanit, këtë mëngjes në orën 07:05. Reuters shkruan se lëkundjet u ndjenë në të gjithë vendin, por fatmirësisht nuk raportohen lëndime apo dëme.

Sipas autoriteteve atje, epiqendra e tërmetit ishte në det, reth 120.2 kilometra në lindje të Hall të Qarkut Hualien, në një thellësi prej 5.7 km.


Zonat që u prekën më së shumti ishin: Yilan, Hualien, Hsinchu, Chiayi, Yunlin dhe Changhua.

Lëkundjet u ndjenë dhe në kryeqytet, Taipei.

Kujtojmë se Tajvani është prekur dhe më herët nga tërmetet duke shkaktuar një numër të lartë viktimash, ku veçojmë atë të 1999-ës ose 2016-ës.

Show More

Related Articles

Back to top button