BotaLajme

Tërmeti i fuqishëm godet Italinë. 6 lëkundje të tjera sizmike ndodhin më pas

Një tërmet me magnitudë 5.7 është regjistruar në brigjet e Riminit, në detin Adriatik. Tërmeti është ndjerë në zona të ndryshme të Italisë si dhe në Kroaci. Tërmeti u ndje nga popullsia në Marche, Abruzzo, Lazio dhe Emilia Romagna dhe rajone të tjera italiane, mëngjesin e sotëm në orën 07:07.

Epiqendra, sipas raportimeve në mediat italiane ishte përgjatë bregut të Pesaros në një thellësi prej rreth 8 kilometrash. Kontrollet e para në ndërtesa janë duke u zhvilluar, por aktualisht nuk ka shembje të mëdha apo të lënduar apo viktima.

Më pas kanë ndodhur të paktën edhe 6 goditje të tjera sizmike me epiqendër në Italinë qendrore dhe në Adriatik.

Show More

Related Articles

Back to top button