BotaLajme

Tërmeti me magnitudë 6.7 ballë tronditi Filipinet

Manila- Një tërmet me magnitudë 6.7 goditi Filipinet veriore të martën mbrëma, tha Instituti Filipin i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë, duke shtuar se mund të shkaktojë dëme. Instituti tha se tërmeti, i cili ndodhi në orën 22:59 me orën lokale (1459 GMT), goditi në një thellësi prej 28 km, rreth 7 km në veriperëndim të qytetit Tineg të provincës Abra në ishullin kryesor të Luzon.

Tërmeti u ndje edhe në zonat e afërta, duke përfshirë provincën Ilocos Sur dhe qytetin Baguio, tha instituti. Ai tha se tërmeti tektonik do të shkaktojë pasgoditje. Nuk pati raportime të hershme për dëme apo viktima. Ende nuk është dhënë asnjë alarm për cunami.

Filipinet kanë aktivitet të lartë sizmik për shkak të vendndodhjes së saj përgjatë “Unazës së Zjarrit” të Paqësorit. Në korrik, një tërmet me magnitudë 7.0 goditi gjithashtu provincën Abra, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe dëmtuar ndërtesa, duke lënë të paktën katër persona të vdekur dhe 130 të plagosur.

Show More

Related Articles

Back to top button