BotaLajme

TESTIMI I RAKETAVE BËRTHAMORE NGA KOREJA E VERIUT: SHBA PARALAJMËRON SE “DO TË PËRGJIGJET”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të hënën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të përgjigjeshin me shpejtësi nëse Koreja e Veriut vazhdon me prova bërthamore, por insistoi se dialogu është ende opsioni më i mirë. 

“Ne jemi në kontakt shumë të ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë, duke filluar me Republikën e Koresë – gjithashtu me Japoninë dhe të tjerët – për të qenë në gjendje të përgjigjemi shpejt nëse koreano-veriorët vazhdojnë me një provë të tillë. Ne jemi të përgatitur të bëjmë rregullime afatshkurtra dhe afatgjata në pozicionin tonë ushtarak, nisur nga nevoja sipas rastit,”- u shpreh Blinken.

Ai shtoi se nëse Koreja e Veriut ndërmer një provë tjetër bërthamore, do të duhet që parandalimi dhe sanksionet ndërkombëtare të forcohen edhe më.

Koreja e Veriut ka kryer të paktën 18 raunde të testeve të armëve gjatë këtij viti, duke shfaqur zhvillimin e arsenalit të raketave bërthamore.

Në testimin e fundit, Koreja e Veriut lëshoi tetë raketa balistike me rreze të mesme veprimi, një ditë pasi Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara përfunduan stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Show More

Related Articles

Back to top button