Bota

Tetë ushtarë sirianë vriten në sulmin ajror izraelit

Tetë ushtarë sirianë janë vrarë e shtatë të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore izraelite në provincën jugore Daraa, ka njoftuar agjencia siriane e lajmeve “SANA”.

SANA ka bërë të ditur se sulmi ka ndodhur rreth orës 01:45 të mërkurën me kohë lokale.

Ushtria e Izraelit ka konfirmuar sulmin në shënjestrat siriane, duke thënë se aeroplanët ushtarakë kanë goditut infrastrukturat ushtarake, pasi që ishin lansuar raketa në drejtim të Izraelit nga territori sirian.

Ndërkohë raportohet se Izraeli ka kryer sulme me dronë edhe në Bregun Perëndimor.

Tre palestinezë pretendohet se kanë vdekur nga sulmi në qytetin Jenin, sipas autoriteteve shëndetësore të këtij vendi.

Show More

Related Articles

Back to top button