LajmeMaqedoni

Tetovari në mënyrë monstruoze i mori jetën viktimës në Shkup

Prokuroria ka nisur procedurën hetimore ndaj një 39-vjeçari nga Tetova i cili dyshohet se ka kryer vrasje. Nga Prokuroria thonë se tetovari vrasjen e ka kryer në Shkup.

“Më 29 dhjetor, në një objekt të braktisur në rrugën “1737” në Shkup, pas një konflikti verbal, i dyshuari me dashje, në mënyrë monstruoze i ka marrë jetën një personi. Me të dëmtuarin janë takuar në Qendrën Tregtare të Qytetit dhe kanë shkuar në drejtim të të ashtuquajturës “Rruga e Avokatëve”. Ata kanë filluar përleshjen në objektin e braktisur, kështu që i dyshuari nga xhepi ka nxjerrë një thikë me të cilën e ka goditur viktimën mbi 20 herë në trup. Për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, personi ka ndërruar jetë, ndërsa i dyshuari ka larë duart dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thonë nga Prokuroria.

Show More

Related Articles

Back to top button