LajmeMaqedoni

Tetovë, humb jetën 20 vjeçari, dërgohet në spital pa shenja jete

Dje (01 mars) në ora 17:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë 20-vjeçari A.A. nga Tearca e Tetovës.

Në një parking para një ndërtese banimi, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, ku sipas raportit është gjetur pa shenja jete i ndjeri A.A. isnpektimin e ka kryer prokurori publik dhe ekipi i SPB Tetovë.

Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është kryer autopsia, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Show More

Related Articles

Back to top button