LajmeMaqedoni

Tetovë, kallëzim penal për babain i cili ka bërë denoncim të rrejshëm për vjedhje nga djali i tij

Babai pesëdhjetë e dy vjeçar nga rrethina e Tetovës ka denoncuar rrejshëm se djali i tij 19 vjeçar ka vjedhur stoli ari dhe deviza në vlerë të përgjithshme prej 100 mijë euro.

 “Sektori i punëve të brendshme Tetovë deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, ka dorëzuar kallëzim penal kundër 52-vjeçarit M.Xh. nga Pallatica e Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën “Denoncim i rrejshëm i veprës penale”, të dënueshme në bazë të nenit 366 paragrafi 1 të Kodit Penal. I njëjti dyshohet se më datën 02-dhjetor ka raportuar se në shtëpinë e tij në Pallaticë është kryer një vjedhje e rëndë në të cilën ka marrë pjesë djali i tij A.Xh.(19) me tre shokë të tjerë, pas së cilës dyshohet se kanë dalë nga shtëpia dhe janë larguar me një automjet “Volkswagen Golf” me targa regjistrimi të Tetovës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

 I dyshuari ka pranuar se të gjithë rrëfimin lidhur me vjedhjen e kishte sajuar.

Show More

Related Articles

Back to top button