LajmeMaqedoni

Tetovë, përplasje për uniformat e nxënësve

Lëvizja “Më mirë për Tetovën” akuzon komunën se po bën presion ndaj prindërve dhe mësimdhënësve për furnizim me uniformat e nxënësve nga një firmë e caktuar. Kjo lëvizje gjithashtu kërkoi llogari nga komuna se në cilin vendin të qeverisë thirret për uniformat dhe pse është përzgjedhur kompani e cila ofron çmim më të lartë se ai në treg. Nga komuna hodhën poshtë akuzat duke theksuar se shkollat vet bëjnë përzgjedhjen e kompanisë ndërsa komuna u ka përcjell vendimin apo rregulloren e qeverisë të miratuar në muajin maj.

“E pyesim komunën e Tetovës në cilin vendim të qeverisë thirreni për uniformat. Kush nga komuna ka bërë marrëveshje në katër sy për uniformat e 15.000 nxënësve duke anashkaluar prindërit që paguajnë. Cila është kompania, kush e ka përzgjedh dhe kush i prodhon uniformat e shkollave të mesme, shkolla tekstile apo kompania në fjalë dhe si u caktua çmimi prej 800 denarësh kur në treg ka çmim shumë më të lirë”, tha Agron Arifi, Lëvizja “Më mirë për Tetovën”.

“Janë krejtësisht dezinformata. Ne patëm vendim apo rregullore të Qeverisë së vendit, në seancën e 62 -63 të muajit maj, pas çka Qeveria atë shkresë e dërgoi tek komuna dhe ne e përcollëm tek shkollat fillore dhe të mesme. Ne vetëm e kemi përcjell ekstraktin ku shkruan se shkollat, këshillat e shkollave do duhet të mbajnë mbledhje dhe të vendosin për uniformat. Nuk është e vërtetë që nga komuna ka pasur marrëveshje, por shkollat vetë të pavarur kanë bërë porosinë e të njëjtave, pra nuk ka marrëveshje me kompani të caktuar por shkollat vetë kanë zgjedhur kompaninë që ka furnizuar shkollat”, deklaroi Nazmi Dauti, shef i sektorit për veprimtari publike.

Show More

Related Articles

Back to top button