LajmeMaqedoni

Tetovë, shtetasja nga Serbia bie nga pallati, në banesë gjendet kokainë

 Pasditën e djeshme (24 gusht) rreth orës 19:00 në Tetovë është raportuar se nga ballkoni i banesës në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën ka qëndruar së bashku me O.O.(38) nga Reçica e Madhe e Tetovës, në çatinë e një objekti hotelierik në katin përdhesë të pallatit, ka rënë 29-vjeçari S.J. nga Republika e Serbisë.

“Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës. Nga ana e ekipit të SPB Tetovë është kryer kontroll, gjatë të cilit në banesë janë gjetur dhe ngritur mbetjet e kokainës dhe sende të tjera”, njofton policia.

 Pas përfundimit të kontrollit O.O. është i privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtrimet përkatëse.

Show More

Related Articles

Back to top button