Pas Armenisë dhe Azerbajxhanit, një tjetër konflikt ka shpërthyer mes dy ish-republikave të tjera sovjetike, Kirgistani dhe Taxhikistani. Dy vendet kufitare akuzuan njëra-tjetrën të premten për përdorimin e armatimeve të rënda si tanke dhe artileri. Konflikti shpërtheu të mërkurën dhe deri tani u ka marrë jetën dhjetëra personave. Shërbimi i rojes kufitare të Kirgistanit tha se forcat e Taxhikistanit sulmuan me artileri disa prej pikave kufitare të premten. Përleshjet u zhvilluan përgjatë gjithë gjatësisë së kufirit dhe forcat taxhike raportohet se janë duke përdorur tanke, transportues të blinduar të personelit dhe mortaja. Nga ana tjetër, Taxhikistani akuzoi forcat e Kirgistanit për bombardimin e shtatë fshatrave kufitare. Presidenti i Kirgistanit Sadyr Japarov dhe Presidenti i Taxhikistanit Emomali Rakhmon po marrin pjesë të dy në një samit rajonal të sigurisë në Uzbekistan dhe janë paraqitur mes liderëve në një fotografi të enjten në darkë. Përplasjet për kufirin midis dy ish-republikave sovjetike janë të shpeshta, por zakonisht tensionet ulen shpejt, megjithëse vitin e kaluar ato pothuajse çuan në një luftë gjithëpërfshirëse. Të dyja vendet kanë baza ushtarake ruse pranë kufirit dhe kanë lidhje të ngushta me Moskën, e cila kërkoi një ndërprerje të armiqësive.
Read Next
12 hours ago
Çerdhe falas për fëmijët e prindërve vetushqyes që jetojnë në territorin e komunës së Gostivarit
1 day ago
ESHR: Parregullsi, në Klinikën e Onkologjisë, vetëm 24% e pacientëve me kancer marrin terapi biologjike
1 day ago
Bislimi takon ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu – kërkon largimin e masave ndaj Kosovës
1 day ago
Drejtoresha e spitalit “Kozle”: Në rastin me foshnjën 14-muajshe nuk është konstatuar asnjë lëshim mjekësor
1 day ago
Blinken arrin në Izrael për bisedime
1 day ago
Pesë persona të vrarë në një shtëpi në afërsi të Seattle, mes tyre tre fëmijë – i dyshuari është një i mitur
1 day ago
Shporta minimale për muajin tetor arrinë në 995 euro për një familje katër anëtarëshe
1 day ago
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
1 day ago
Ikja e mjekëve, problem rajonal
1 day ago