BotaLajme

Tragjedi me emigrantët në brigjet e Maltës, 8 të vdekur, mes tyre një grua shtatzënë

Të paktën 8 emigrantë janë gjetur të vdekur në një varkë që u shpëtua në ujërat e Sar Malteze nga një varkë patrullimi e Rojës Bregdetare. Mes viktimave janë dhe tre gra, njëra prej të cilave shtatzënë. Emigrantët po përpiqeshin të arrinin në Itali nga Afrika, raportojnë mediat italiane.

Pak orë më parë, dy gomone të tjera me 75 persona në bord ishin shpëtuar nga varkat patrulluese të Kapitenerisë dhe Guardia di Finanza. Në varkën e parë, ishin 37 persona me origjinë nga Kameruni, Bregu i Fildishtë, Gana, Guinea dhe Senegali. 14 ishin gra, njëra prej të cilave është shtatzënë.

Show More

Related Articles

Back to top button