Rajon

Tragjedi në Bosnje dhe Hercegovinë/Nermin Sulejmanoviq live në Instagram: Vrava gruan dhe dy armiq, shpresoj që vrava dhe një polic, foshnja është gjallë

Në Bosnje dhe Hercegovinë ka ndodhur një tragjedi gjatë ditës së sotme.

Një burrë dyshohet se ka mbytur gruan e tij dhe dy persona tjerë, ndërsa pamjet i ka transmetuar “live” në rrjetet sociale.

“Avaz” raporton se bëhet fjalë për Nermin Sulejmanoviç, i cili është trajner i fitnesit, i njohur për organet e rendit, respektivisht raportohet se për të njëjtin kishte fletarrest ndërkombëtar.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Grdaqecit.

Mediumet paraprakisht raportuan se në mesin e të vrarëve ishte edhe një foshnje, por Sulejmanoviç në video thotë se foshnja është gjallë.

Nermin Sulejmanoviq, vrasësi nga Gradaçaci, ka dalë live në Instagram pas vrasjeve të tmerrshme që kreu sot. Unë vrava një grua dhe dy armiq. Shpresoj se kam vrarë edhe policin. Fëmija është gjallë – tha ai në video. Kjo konfirmon shkrimin e “Avaz” se ai vrau tre persona. Vrasësi i trefishtë thuhet se kreu vetëvrasje.

Show More

Related Articles

Back to top button