BotaLajme

Tragjedia ajrore në Nepal, asnjë i mbijetuar nga përplasja e avionit

Ekipet e shpëtimit kanë hequr dorë nga shpresa për të gjetur të mbijetuar pas katastrofës më të rëndë ajrore në Nepal në dekada.

Shanset për të gjetur të mbijetuar janë “zero”, sipas zyrtarëve.

Megjithatë, të dhënat e fluturimit të avionit dhe regjistruesit e zërit ishin gjetur, tha Tek Bahadur.

Ishin 72 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit në bordin e fluturimit të Yeti Airlines nga Katmandu në qytetin turistik të Pokhara. Avioni u rrëzua të dielën, ndërsa është e paqartë shkaku i ngjarjes tragjike.

“Ne kemi gjetur 68 trupa deri më tani. Por kërkojmë për katër trupa të tjerë”, tha zyrtari Bahadur.

Ky është aksidenti ajror më vdekjeprurës në vend në 30 vjet. Avioni nisi të bënte lëvizje të pakontrolluara teksa po i afrohej aeroportit. Më pas u përplas në tokë në grykën e lumit Seti, pak më shumë se një kilometër nga aeroporti.

Në bordin e fluturimit kishte 72 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Kryeministri i Nepalit ka shpallur të hënën ditë zie kombëtare dhe qeveria po heton shkakun e katastrofës.

“Piloti u përpoq të mos përplaste avionin tek banorët apo tek ndonjë shtëpi”, shtoi u shpreh një banore për BBC. “Kishte një hapësirë të vogël pranë lumit Seti dhe avioni u përplas në atë hapësirë të vogël.”

Show More

Related Articles

Back to top button