LajmeRajon

Tragjedia në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me popullin turk në këtë kohë të rëndë

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar popullin turk për tragjedinë që ndodhi në një minierë ku humbën jetën 41 persona dhe u lënduan 11.

Osmani tha se në këto kohë të vështirë Kosova qëndron me Turqinë dhe me familjarët e viktimave.

 “Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave të shpërthimit tragjik në minierën në Bartin. Mendimet tona janë me më të dashurit e tyre, të plagosurit dhe popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

41 persona vdiqën pas një shpërthimi në një minierë qymyri në veri të Turqisë, tha presidenti Reccep Tayyip Erdogan.

Zbulimi i trupit të fundit të zhdukur i jep fund operacionit të shpëtimit, më shumë se 20 orë pas shpërthimit vdekjeprurës të së premtes.

Show More

Related Articles

Back to top button