LajmeRajon

Trajkoviq flet nga kufiri ku u ndalua nga policia serbe: Kisha takim me ambasadorin amerikan

Policia serbe e ka ndaluar sot në mëngjes politikanen Rada Trajkoviq duke mos e lejuar të hyjë në Kosovë. Kështu ka njoftuar ajo në Twitter.

Trajkoviq ka thënë më pas për “JUGpress” se sot në mëngjes ishte nisur të shkonte në një takim të paraparë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, por se policia serbe e ka ndaluar pa asnjë shpjegim dhe nuk e ka lejuar të kalojë.

“Një oficer policie më tha nga brenda se po e presin miratimin nga Beogradi. Unë tashmë jam vonuar”, ka thënë Trajkoviq për gazetën serbe, Nova.

Ajo raportohet se ndodhet ende në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar.

Trajkoviq së fundmi u emërua këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq. Ka disa ditë që ajo thotë se po merr kërcënime të vazhdueshme. Trajkoviq ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po përpiqet ta frikësojë në këtë mënyrë.

Show More

Related Articles

Back to top button