LajmeSport

Trajneri Reja: Dua të vazhdoj me Kombëtaren, kualifikimi në ‘Euro 2024’ objektivi im

Edoardo Reja preku tema të ndryshme gjatë prononcimit për shtypin përpara miqësores ndaj Arabisë Saudite. Kombëtarja kuqezi do të luajë në 26 tetor në ““Al Nahyan Stadium”, Abu Dabi, teksa trajneri italian ka ftuar 14 futbollistë nga Superiorja për këtë test miqësore.

SUPERIORE – “I kam ndjekur prej disa vitesh lojtarët e Superiores. Kjo ndeshje do të më shërbejë t’i shikoj nga afër, edhe pse do të doja që të punoja më shumë me ta. Shpresoj që ndonjëri prej tyre të jetë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Tri vite më parë e kam pasur në projekt bashkë me presidentin për të përfshirë sa më shumë lojtarë nga Shqipëria. Marr si shembull: Hoxhallarin, Seferin apo Trashin”.

E ARDHMJA – “Flitet shumë për të ardhmen, por pjesa e moshës është thjesht faktor psikologjik. Kam shumë besim tek kjo skuadër. Objektivi im fillestar ishin eliminatoret e Euro 2024. Sigurisht që kemi zhgënjyer në Ligën e Kombeve, nuk dua të kërkoj alibi, por unë dua ta çoj deri në fund këtë mision për në finalet e Euro 2024. Dua të qëndroj, sepse kam energjinë e duhur, por do të flas me Dukën menjëherë pas përfundimit të kontratës. Dëshira ime është e madhe për të vazhduar”.

EURO 2024 – “Ne mund ta luajmë kualifikimin me Çekinë, por në eliminatore lojtarët duhet të jenë në formë të mirë. Nuk ka ndeshje të lehta në eliminatore, por unë jam i bindur që do të bëjmë mirë. Nuk është thjesht çështje dëshire, ne duhet t’i luajmë shanset tona deri në fund”.

“Ia kam thënë presidentit që me këtë skuadër mund të shkojmë në Europian. Ne ishim shumë pranë ‘play-off’-it të Botërorit, por situata u komplikua në ndeshjen me Poloninë, ku në një rast Uzuni madje gaboi një gol pothuajse të sigurt në fillim. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”.

Show More

Related Articles

Back to top button