GostivarLajme

Transportonte dru zjarri pa dokumentacion, Policia arreston 58 vjeçarin nga Orqushi

Në Vrutok të Gostivarit, pjestarët e Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria personin O.F. (58) nga Orqusha e Gostivarit. Ai është kapur duke transportuar dru zjarri me veturën e pasagjerëve “Opel Astra” me targa regjistrimi të Gostivarit pa dokumentacion dhe vulë të rregullt.

Personi është ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa automjeti me dru është sekuestruar dhe i është dorëzuar Policisë Pyjore. Pas dokumentimit të çështjes ndaj personit do të vijojë kallëzimi përkatës.

Show More

Related Articles

Back to top button