BotaLajme

Tre të vdekur pasi treni del nga shinat në alpet e Gjermanisë

Një tren doli nga shinat në Alpe në Gjermaninë jugore të premten, duke lënë të vdekur tre persona dhe një numër të tjerë të plagosur, thanë autoritetet.

Treni i nisur për në Mynih doli nga shinat rreth orës 12:15 në Burgrain, pranë qytetit turistik të Garmisch-Partenkirchen, sipas policisë federale.

Shkaku i aksidentit nuk është bërë ende i qartë.

Qeveria lokale në Garmisch-Partenkirchen tha se të paktën tre persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën rëndë, njoftoi agjencia e lajmeve dpa.

Nuk ishte e qartë se sa njerëz ishin në tren në momentin e aksidentit.

Linja midis Garmisch-Partenkirchen dhe Oberau, në veri të vendit të aksidentit, u mbyll.© KOHA

Show More

Related Articles

Back to top button