LajmeMaqedoni

Trençevska: 3.000 denarë në muaj për të rinjtë deri në 23 vjeç që punojnë në prodhim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot vizitoi në një kompani e cila punon në servisim dhe riparim të produkteve elektrike. Qëllimi i vizitës ishte që ministri të takohej me të rinjtë që punojnë në prodhim dhe të promovojë personalisht Ligjin për shtesat për rininë.

“Përmes këtij ligji, të rinjve deri në 23 vjet të cilët janë në aktivitet prodhues u paguhet kompensim nga shteti prej 3.000 denarë në muaj. Përdorimi i kësaj të drejte përfundon kur i riu mbush moshën 23 vjeç. Gjithsej 2.500 persona mbuloheshin nga kjo e drejtë në vitin 2021, ndërsa në vitin 2022 numri u rrit në 3.500.

Show More

Related Articles

Back to top button