LajmeMaqedoni

Trençevska: Pensionistët kanë edhe kërkesa tjera, jo vetëm rritjen e pensionit

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska tha se po merren parasysh kërkesat e pensionistëve, përcjell TV21. Ajo nuk deshi të përgjigjet drejtpërdrejtë nëse do të ketë rritje lineare prej 3.500 denarëve dhe nëse pensioni minimal do të bëhet 18.000 denarë, kërkesa këto të pensionistëve.

“Nuk mund të supozoj asgjë, për shkak se po rishikohen një numër i madh i kërkesave që kanë ardhur, jo vetëm në aspekt të rritjes së pensioneve, por edhe në aspektin e pjesës së shëndetësisë, shërbimet që duan të vendosen për pensionistët. Do të shohim se çfarë do të propozojë grupi i punës”, tha Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button